Vizioni
Një botë e lirë nga të gjitha format e shfrytëzimit dhe diskriminimit ku të gjithë kanë mundësinë të realizojnë potencialin e tyre.
Misioni ynë është të fuqizojmë zërin e njerëzve dhe komuniteteve. Ndërhyrjet tona synojnë të arrijnë ndryshime pozitive në shkallë të gjerë përmes programeve kulturore dhe artistike që u mundësojnë grave dhe burrave të arrijnë potencialin e tyre.
Ekipa jonë
Erna Hasangjekaj- Përfaqësuese dhe themeluese e OJQ-së
Jeta Ramadani- Menaxhere e projekteve
Jeta Ramadani është Drejtoreshë e Komunikimit me përvojë në menaxhimin e rrjetve sociale dhe eksperiencë në mediat dixhitale dhe marrëdhënie me publikun. Përtej rolit të saj korporativ, ajo shërben si anëtare e bordit në Organizatën e Artit dhe Kultures, “Amelie” duke drejtuar iniciativa të rëndësishme në kryqëzimin e komunikimit dhe lehtësimit të grupeve shoqërore..
Mimoza Cena Karjagdiu- koordinatore e projekteve
Besarta Gashi- Menaxhere e financave dhe administratës
Besarta Gashi është financere me përvojë të gjatë në menaxhimin e financave korporative. Ajo ka diplomunar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” në Departamentin e Matemtikës. Besarta tash është edhe menaxhuese financiare e Organizatës për Art dhe Kulturë “Amelie”.
Erleta Rrustemi është gazetare dhe vullnetare aktive nga Lipjani. Ajo ka diplomuar në Fakulltetin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës dhe vazhdon studimet për master në drejtimin për Gazetari dhe Marrëdhënie me Publikun. Për më shumë se tre vjet punon si gazetare në radio. Ajo ka punuar si gazetare në mediumin Kohavision. Që nga nëntori i vitit 2023 është pjesë e OJQ Amelie si koordinatore e projekteve.
Performanca artistike
Në Kino Armata, do të mbahet një TED TALK SHOW, ku të njëjtët individë do të ndajnë historinë e tyre me publikun e gjerë. Netët Poetike në Arkiva Bar, Paper House. Leximi i poezive nga poetë për të argëtuar dhe inkuadruar në jetën kulturore personat e verbër
Video-rrëfimet
Katër personazhe, katër individë të cilët kanë studiuar, kanë ndjekur rrugëtimin e tyre dhe kanë arritur një storie suksesi pavarësisht vështirësive.
Audio-libra
Projekti: Amelie for Students
Kur menduam për një rrugë e cila do të lehtësonte jetesën e personave të verbër, gjëja e parë që na erdhi në mendje ishin audiolibrat për nivelet universitare.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte që askush të mos ndalonte studimet për shkak të mungesës së literaturës në alfabetin brail ose të mos fillonin studimet fare për të njëjtat arsye.
Në fazën hulumtuese hasëm në individë të cilët gjithmonë patën nevojë për ndihmën e palës së dytë për t’i ndihmuar në regjistrimin e literaturës. Këta individë u bënë arsyeja për krijimin e literaturës akustike për drejtimet psikologji, sociologji, juridik, gazetari dhe art.